TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shkurt 2026, 22:02

17 ndeshje pa pësuar gol dhe tre penallti të pritura në transfertë, Thomas Starkosha zhvillon sezonin më të mirë në karrierë

Shkruar nga Pamfleti

17 ndeshje pa pësuar gol dhe tre penallti të pritura në

Thomas Strakosha po konfirmohet si një nga pikat më të forta të AEK-ut këtë sezon, duke zhvilluar një prej edicioneve më të mira në karrierën e tij. Portieri shqiptar është shndërruar në titullar të padiskutueshëm në portë, me paraqitje të qëndrueshme si në kampionat ashtu edhe në kompeticionet europiane.

Një nga elementët më të spikatur të sezonit të tij janë penalltitë e pritura në transfertë. Strakosha ka ndalur tre goditje nga pika e bardhë, përballë Kifisia, Panathinaikos dhe PAOK, duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet e skuadrës. Në sfidën e fundit në stadiumin “Toumba” ndaj PAOK-ut, ai priti penalltinë e ekzekutuar nga Giorgos Giakoumakis, duke mbajtur ekipin në lojë në një moment vendimtar të takimit.

Në total, gardiani kuqezi ka regjistruar 17 ndeshje pa pësuar gol në 33 paraqitje në të gjitha kompeticionet. Ai ka qenë në fushë për rreth 3 mijë minuta këtë sezon, çka dëshmon rolin e tij të rëndësishëm në formacionin e AEK-ut.

Sipas statistikave, mesatarja e golave të pësuar nga Strakosha rezulton më e ulët se pritshmëritë, duke reflektuar efektivitetin dhe sigurinë që ai ka ofruar në portë. Forma e tij e mirë është mbështetur edhe nga stabiliteti i skuadrës, si dhe nga puna e vazhdueshme me trajnerin e portierëve.

Me këto paraqitje, Strakosha po konfirmon një rikthim të fortë në nivel të lartë, duke qenë një ndër protagonistët kryesorë të AEK-ut këtë sezon.

thomas strakosha portieri i kombëtares aek

Lini një Përgjigje