TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shkurt 2026, 21:20

Foto e shqiptarëve “çmend” tifozët e Trabzonsporit, Ernest Muçi i bashkohet Asllanit dhe Rashicës

Shkruar nga Pamfleti

Foto e shqiptarëve “çmend” tifozët e Trabzonsporit,

Ernest Muçi po shfrytëzon disa ditë pushimi larg angazhimeve me Trabzonsporin. Sulmuesi shqiptar ka udhëtuar drejt Stambollit, ku është takuar me dy miqtë e tij, Kristjan Asllanin dhe Milot Rashicën.

Fotoja është publikuar në rrjetet sociale nga sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica. Në imazh, tre futbollistët shfaqen së bashku, në një moment miqësor që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve shqiptarë.

Megjithatë, reagimet nuk kanë munguar nga tifozët e Trabzonsporit. Në komentet online, një pjesë e tyre kanë ngritur dyshime për të ardhmen e Muçit, duke aluduar për një rikthim të mundshëm te Beshiktashi, klub nga i cili ai është i huazuar deri në fund të sezonit. Këto mbeten spekulime të tifozëve dhe nuk ka një qendrim zyrtar nga klubi apo vetë lojtari lidhur me këtë çështje.

Përtej zërave dhe komenteve në rrjet, fotoja ka shërbyer si një moment simbolik për bashkimin e futbollistëve shqiptarë, të cilët vijojnë të ruajnë marrëdhënie miqësore pavarësisht angazhimeve në klube të ndryshme.

Foto e shqiptarëve “çmend” tifozët e Trabzonsporit,

ernest muçi trabzonspor kristjan asllani

Lini një Përgjigje