
Myrto Uzuni po kalon sezonin më të mirë në karrierë dhe kjo është pasqyruar edhe në vlerën e kartonit të tij. Prestigjozja “Transfermarkt” i ka vendosur vlerën rekord prej 8 milionë eurosh, asnjë nuk është më i shtrenjë se ai në La Liga 2.
Me plot 20 gola në kampionat këtë sezon me Granadan, sulmuesi shqiptar vendos ligjin duke ndihmuar edhe skuadrën e tij të jetë në garë për rikthimin në elitën e futbollit spanjoll. Sido që të shkojë sezoni për Granadan, Uzunin e pret një nga kampionatet më të mira të botës, pasi ofertat për të nuk mungojnë.
Vetë beratasi ka deklaruar se ka oferta nga Premier Liga, La Liga dhe Seria A ndaj e ardhmja duket se është larg Granadas, megjithatë spanjollët nuk mbeten pa gjë, pasi do të përfitojnë miliona nga shitja e shqiptarit.
View this post on Instagram