TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Dhjetor 2023, 20:20

28 kandidatë në listë për të marrë drejtimin e kombëtares së Kosovës, presidenti i FFK tregon kriteret dhe shanset e teknikëve shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

28 kandidatë në listë për të marrë drejtimin e

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, në një intervistë të dhënë së fundmi ka sqaruar mundësinë e emërimit të një trajneri kosovar në krye të Përfaqësueses, si dhe ka treguar numrin e trajnerëve që kanë aplikuar dhe kriteret që kërkojnë për emërimin e përzgjedhësit të ri.

Përfaqësuesja e Kosovës ka mbetur pa trajner pas përfundimit të ciklit kualifikues të “EURO 2024”, ku vendosën të mos vazhdojnë me trajnerin e përkohshëm Primoz Gliha.

Drejtuesit e FFK-së po merren me këtë proces duke shqyrtuar morinë e emrave të ofruar dhe vetëofruar për të marrë drejtimin e “Dardanëve”. Presidenti Agim Ademi ka treguar edhe kriteret që po ndjekin në FFK.

Gjithsecili ka të drejtën e kandidimit, por duke i plotësuar kriteret dhe duke njohur veten. Secili duhet të njohë veten sepse nuk jemi në pozicionin për të provuar. Tashmë jemi në pozicionin të dijmë se çfarë duam për secilin trajner”, tha fillimisht Ademi për “KlanKosova”.

Ëndrra jonë është të marrim një trajner kualitativ vendas. Për të gjitha gjërat. Ne po mundohemi me çdo kusht nga liga vendase, trajnerëve edhe krejt me edukim dhe të gjitha, por te puna e ekipit A kombëtar, është drejt për së drejti prezantim i shtetit në nivelin më të lartë”.

Tek A-ja me këdo që flasim, me këdo që caktojmë trajner, jemi shumë të saktë dhe shumë të qartë. Janë tri komponentë. Komponenti i parë është sa na njeh, sa i njeh lojtarët tanë, secili trajner që vjen. Normalisht, favorizohen vendasit se i njohin më mirë”.

Cila është CV-ja e tij, karriera e tij ndërkombëtare nëse është e tillë, edhe pjesa tjetër është ekonomike. Nuk jemi ne federatë e fortë, e madhe për të marrë trajnerë milionësh”.

Ademi tha se ka shumë interesim edhe nga emra të mëdhenj që të bëhen trajnerë të Kosovës, dhe se deri tani diku 27-28 trajnerë kanë konkurruar në FFK.

agim ademi presidenti i federatës kosovare të futbollit trajnerët e kosovës

Lini një Përgjigje