TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Korrik 2026, 15:59

4 emra “BIG” për stolin e Italisë, ja kur pritet të prezantohet tekniku i ri i ‘Axurrëve’

Shkruar nga Pamfleti
4 emra “BIG” për stolin e Italisë, ja kur pritet të
Emrat e mundshëm për të marrë drejtimin e Italisë

Italia është pranë nisjes së një epoke të re në pankinën e Kombëtares. Drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit po finalizojnë procesin për zgjedhjen e trajnerit që do të marrë drejtimin e “Axurrëve” deri në Kupën e Botës 2030.

Sipas raportimeve të mediave italiane, presidenti Xhovani Malago, së bashku me drejtorin teknik Paolo Maldini dhe Leonardon, kanë ngushtuar listën e kandidatëve në katër emra të njohur të futbollit europian.

Andrea Pirlo konsiderohet aktualisht kandidati kryesor, falë ideve moderne dhe filozofisë së tij të lojës. Në garë mbeten edhe Antonio Konte, prej kohësh një nga emrat më të pëlqyer për këtë detyrë, si dhe Roberto Mançini, i cili gëzon mbështetje të konsiderueshme brenda federatës.

Në listë figuron edhe Pep Guardiola, emri që do të entuziazmonte më shumë tifozët. Megjithatë, afrimi i teknikut spanjoll shihet si një mision i vështirë për shkak të kostos së lartë financiare dhe kushteve që duhet të plotësohen për të realizuar marrëveshjen. Ndërkohë, presidenti i Komitetit Olimpik Italian ka deklaruar publikisht se do të preferonte që në krye të Kombëtares të emërohej një trajner italian.

Për momentin nuk është bërë e ditur data e zyrtarizimit të trajnerit të ri, por sinjalet nga federata tregojnë se vendimi është shumë pranë. Synimi është që deri më 23 korrik, kur do të prezantohet projekti i ri i Kombëtares në Lega Calcio, Italia të ketë zyrtarisht trajnerin e ri.

andrea pirlo pep guardiola roberto mançini antonio konte kombëtarja e italisë

Lini një Përgjigje