TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Shkurt 2026, 15:45

40 vite nga blerja hsitorike e Milanit, ish-krahu i djathtë i Berluskonit: E blemë nga zyra e një tifozi të Interit

Shkruar nga Pamfleti

40 vite nga blerja hsitorike e Milanit, ish-krahu i djathtë i Berluskonit:

Fedele Konfalonieri, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-presidentit të Milanit, Silvio Berluskoni, ka rikthyer në kujtesë momentet e blerjes së klubit kuqezi më 20 shkurt 1986 – një ngjarje që shënoi fillimin e një periudhe të artë në historinë e Milanit.

Në një intervistë për të përditshmen sportive italiane “Corriere dello Sport”, Konfalonieri përshkroi atmosferën dhe vendimin që, sipas tij, ndryshoi rrjedhën e klubit.

Sipas Konfalonierit, vendimi i Berluskonit për të marrë në dorë drejtimin e Milanit u komunikua në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të papritur.

Silvio, grupi i menaxherëve të Fininvest dhe unë po ktheheshim nga Shën Moritz pas pushimeve të Krishtlindjeve. Gjatë asaj periudhe takuam Anjelin, të shoqëruar nga Luca di Montezemolo. Ata ishin të veshur me elegancë me kostumet e tyre malore, ndërsa ne – siç tha dikush me humor – dukeshim si Toto dhe Pepino që zbresin në stacionin e trenit të Milanos”, kujtoi ai.

Konfalonieri shtoi se gjatë fluturimit Berluskoni telefonoi dhe njoftoi vendimin e tij: “Kam vendosur të marr përsipër Milanin, le të bëhemi gati”.

Sipas tij, i vetmi që shprehu rezerva ishte Adriano Galiani. “Ai kishte përvojën e bashkëpronësisë së Monzës dhe e dinte se, në atë kohë, një marrëveshje e tillë mund të rezultonte humbëse”, tha Konfalonieri.

Konfalonieri ndau edhe një episod nga dita e nënshkrimit të dokumenteve të transferimit të aksioneve nga Xhuzepe Farina te Fininvest, kompania e Berluskonit.

Ishte një ditë shumë e ngjeshur. E nisëm herët në mëngjes në zyrën e kontabilistit të kohës, Dr. Lokateli, i cili ishte gjithashtu tifoz i Interit, për të firmosur dokumentet e transferimit të aksioneve”, rrëfeu ai.

Menjëherë pas nënshkrimit, sipas tij, grupi udhëtoi drejt Parisit për prezantimin zyrtar të kanalit të ri televiziv francez “La Cinq”, ku të pranishëm ishin personalitete të njohura, mes tyre edhe Mishel Platini.

Blerja e Milanit nga Berluskoni në vitin 1986 konsiderohet gjerësisht si pikë kthese për klubin, i cili në vitet pasuese arriti suksese të shumta në Itali dhe në arenën ndërkombëtare. Rrëfimi i Konfalonierit hedh dritë mbi momentet e para të kësaj periudhe, duke ofruar detaje nga prapaskenat e një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e klubit kuqezi.

fedele konfalonieri krahu i djathtë i berluskonit milan

Lini një Përgjigje