TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Maj 2023, 21:40

600 mln euro të hedhura në kosh/ Te Çelsi nisin revolucionin, Poçetino në kërkim të një sulmuesi, Broja nuk e ka vendin të sigurtë

Shkruar nga Pamfleti

600 mln euro të hedhura në kosh/ Te Çelsi nisin revolucionin,

 

600 milionë euro të hedhura në kosh e tani një tjetër revolucion bëhet gati të nisë te Çelsi. Klubi londinez, i kthyer nga një sezon katastrofik, do t’ia besojë rikonstruksionin mendjes së teknikut Mauricio Poçetino.

Ish-trajneri i Totenhemit dhe PSG-së do të nënshkruajë me Blutë e Londrës në orët e ardhshme. Argjentinasi tashmë e ka të qartë se çfarë dueht të bëjë kur të ulet në pankinë. Në Angli, janë të sigurt se Poçetino ka kërkuar tashmë një portier, një mesfushor qendror dhe një qendërsulmues. Emri në krye të listës së dëshirave është ai i Viktor Osimhen i Napolit.

Vëzhguesit e Çelsit ishin tashmë në tribuna të dielën në stadiumin “UPower” në Monza për të parë ndeshjen e nigerianit. Numri 9 i teknikut Spaleti, i ndjekur edhe nga PSG-ja, kushton shumë. Kjo nuk duket se përbën problem për arkat e pronarit të Bluve, Tod Bohli. De Laurentis ka vendosur çmimin të paktën 150 milionë euro dhe negociatat mund të fillojnë në javët e ardhshme.

Poçetino do të vlerësojë edhe situatën e Romelu Lukakut, i cili do të kthehet në Londër nga huazimi tek Inter. Në këtë rast, grumbullimi do t’i japë mundësinë trajnerit të ri të vendosë nëse do të fokusohet te belgu apo jo. Ai që sheh t’i mbyllet dera në fytyrë është Obamejang, i cili do të duhet të gjejë një ekip të ri.

Nuk ka asgjë të qartë mbi të ardhmen e Armando Brojës. Shqiptari, megjithatë është ende i dëmtuar dhe ndoshta për të Poçetino duhet të vendosë pas përgatitjeve para-sezonale.

mauricio poçetino çelsi armando broja

Lini një Përgjigje