
Kristaiano Ronaldo dhe Irina Shaik i dhanë fund lidhjes së tyre në vitin 2015, pasi raportet u shprehën se futbollisti tradhëtoi partneren e tij. Lajme të tjera bëjnë me dije se çifti kishte humbur shkëndijën, pasi modelja nuk shkonte mirë me nënën e yllit portugez.
Duke folur për revistën spanjolle “Hola” në vitin 2015, Shaik la të kuptohej se Ronaldo e kishte tradhëtuar dhe ajo po kërkonte një partner besnik.
“Sigurisht që preferoj të jem me dikë, por me dikë të duhur. Është shumë e thjeshtë. Duhet të jesh besnik ndaj gjysmës tjetër dhe të mos kesh sekrete. Ky është rregulli im. Ai duhet të jetë i sjellshëm, argëtues, i sinqertë dhe të dijë si të trajtojë një grua. Dhe ai gjithashtu duhet të jetë besnik”.
Ajo gjithashtu shtoi: “Mashkulli im ideal është besnik, i ndershëm dhe një zotëri që di si t'i trajtojë gratë. Unë nuk besoj te burrat, që na bëjnë të ndihemi të pakënaqur, sepse ata janë djem dhe jo burra. Mendova se dikur kisha gjetur mashkullin ideal, por nuk doli kështu. Mendoj se një grua ndihet e shëmtuar, kur ka mashkullin e gabuar në krah. Unë jam ndjerë e shëmtuar dhe e pasigurt."
Shaik vazhdoi: "Marrëdhëniet janë të vështira, kështu që duhet të dini se çfarë tipi mashkulli doni në krah dhe cilat janë vlerat e tij, çfarë është e rëndësishme në jetën e tij. Nëse qendroni me dikë, kjo është sepse po ecni në të njëjtin drejtim dhe të dy kërkojnë të njëjtën gjë. Të dy duhet të ndajnë të njëjtin koncept për atë se çfarë do të thotë një marrëdhënie dhe të njëjtën energji për të besuar në një marrëdhënie monogame."
Tashmë, Irina Shaik dhe Krisitano Ronaldo vazhdojnë jetët e tyre.
Irina Shaik filloi të takohej me Bredli Kuper menjëherë pas ndarjes së saj me Kristiano Ronaldon. Ata sollën në jetë vajzën Lea, dy vjet më vonë, por u ndanë në vitin 2019.
Ronaldo është martuar me Xheorxhina Rodriguez vitet e fundit dhe çifti ka dy fëmijë. Atyre iu desh të përballeshin edhe me një tragjedi këtë vit, pasi një nga binjakët e tyre ndërroi jetë gjatë lindjes.
Lini një Përgjigje