Sport18 Shtator 2023, 22:33

Abakarov i jep medalje bronzi Shqipërisë në Botërorin e Mundjes

Shkruar nga Pamfleti

Abakarov i jep medalje bronzi Shqipërisë në Botërorin e

Përfaqësuesi i Shqipërisë në Botërorin e Mundjes të mbajtur në Serbi, Zelimkhan Abakarov siguroi medalje bronzi në Botërorin e Mundjes, ndërsa u rendit i treti.

Mundësi me origjinë çeçene mundi rusin Zavur Uguev dhe ia doli të fitonte medaljen e bronzit.

Një ditë më parë ai u mund nga serbi Stevan Miçiç në gjysmëfinale. Në rrugën për në finale, Stevan Miçiç fillimisht mposhti Koreanin Kim me 11:0, më pas ishte më i mirë se Abdualev nga Uzbekistani me 7:2.