Sport18 Shtator 2023, 22:11

‘Disfata’ përballë Interit, Pioli: U zhgënjyem në derbi, por tani duhet të mendojmë për Champions League

Shkruar nga Pamfleti

‘Disfata’ përballë Interit, Pioli: U zhgënjyem

Në prag të ndeshjes në Champions League kundër Newcastle, Stefano Pioli ka folur për “Sportmediaset” lidhur me humbjen 5-1 përballë Interit.

Ai shtoi se situata pas humbjes në Derbi nuk është aq e mirë, pasi skuadra u zhgënjye me rezultatin. Por sipas tij gjithçka duhet lënë pas dhe skuadra duhet të fokusohet te Champions League.

Disponimi pas derbit të humbur? Është e pamohueshme që vuajtëm dhe pësuam një zhgënjim të rëndë, edhe sepse mbërritëm me pritshmëri të mëdha për veten dhe me besimin se mund të bënim një paraqitje të mirë.

Nëse ka një mënyrë për të kapërcyer atë zhgënjim, është të përballesh dhe të fillosh mirë në Champions.

Dje ishte një ditë e veçantë, sot kishte vetëm përqëndrim dhe entuziazëm për ta përballuar këtë grup të vështirë në mënyrën më të mirë të mundshme që na sheh në ndeshjen e parë në shtëpi para tifozëve tanë. Le të fillojmë përsëri nga konceptet tona të lojës dhe parimet tona. Në Champions, cilësia dhe vendosmëria duhet të jenë të nivelit të lartë”, është shprehur trajneri i Milanit.

chmapions league derbi milan