
Anglia do të presë Shqipërinë në 21 mars në Wembley, ndeshja e parë e teknikut gjerman në pankinën e ‘3 Luanëve’.
Mediat britanike shkruajnë se 3 ditë pas kësaj ndeshjeje, kombëtarja angleze do të luajë sërish në Wembley kundër Letonisë, ndërsa dy ekipet për kualifikueset e botërorit konsiderohen si kundërshtarë jo të nivelit të lartë.
Ndeshja e parë jashtë fushe e Tuchel në krye të Tre Luanëve do të jetë në Andorra më 7 qershor.

Trajneri gjerman Tuchel ishte në shortin e Kupës së Botës në Cyrih para Krishtlindjeve, por ai zyrtarisht e mori detyrën më 1 janar.
Ai ka qenë në një sërë ndeshjesh në Premier League ndërsa ka folur me një numër lojtarësh anglezë.
Lini një Përgjigje