Sport17 Tetor 2023, 23:01

Anglia hakmerret ndaj Italisë dhe siguron biletën, askush si Herri Kejn, “Axurrët” me një këmbë jashtë Europianit, Serbia bën detyrën

Shkruar nga Pamfleti

Anglia hakmerret ndaj Italisë dhe siguron biletën, askush si Herri

Italia bie në “Wembley,  Anglia merr hakmarrjen që priste ndaj ekipit “Axurr”, edhe pse bëhet fjalë vetëm për një ndeshje grupi në kualifikueset e “EURO 2024”.

Kombëtarja e Spaletit, edhe pse kaloi e para në avantazh, pesoi 3 gola nga kombëtarja e “3 luanëve”, që blindon kështu vendin e parë në grup dhe siguron kualifikimin ne finalet e kampionatit Europian që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Ishte skuadra e Spaletit ajo që kaloi e para në avantazh, duke thyer kështu një mbrojtje që ishte “shkëmb” në këtë stadium prej te pakten 2-vitesh sa i përket ndeshjeve kualifikuese ose zyrtare në shtëpi.

Krosim nga e djathta nga Di Lorenco, pas një aksioni të nisur nga e majta nga El Sharaui dhe me këmbën e djathtë, Xhanluka Skamaka nuk i la asnjë shans portierit Pikford. Fillim i shkëlqyer nga “Axurrët”, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 16.

Por, megjithatë, Anglia barazoi. Goditje perfekte e penalltise nga Herri Kejn për një faull të Di Lorencos ndaj Belingham. Kapiteni i Anglisë ishte perfekt pasi tronditi Donarumën, duke u kthyer në gol nga njëmbëdhjetë metra me gjuajtjen e tij me këmbën e djathtë. 1-1 në minutën e 32. Ky ishte goli i 60 me kombëtaren nga Herri Kejn (askush si ai).

Anglia pati shansin të shënonte me Rashford golin e dytë, por në anën tjetër Pikford bëri një superpritje ndaj Udogi, gjithashtu në fund të pjesës së parë.

Por, në pjesën e dytë, Xhud Belingam fantastik bëri ligjin në fushë, teksa fillimisht Anglia gjeti golin e avantazhit me Rashford brenda zonës së rreptësisë pas një super dalje nga ylli i Realit të Madridit, ndersa më pas ishte serish Herri Kejn, ai që vulosi triumfin 3-1. Goli i 61 me Anglinë.

Ndërkohë, ndeshja tjetër e grupit pa Ukrainën fituese ndaj Maltës, edhe pse këta të fundit janë me një ndeshje më shumë. Ajo fitoi 3-1 në fushën e Maltës, duke marrë momentalisht vendin e dytë në grup. Një supergol nga Mudrik.

Anglia hakmerret ndaj Italisë dhe siguron biletën, askush si Herri

Në Grupin C, Serbia ia del 3-1 ndaj Malit të zi. Barazim spektakolar mes Hungarisë dhe Lituanisë, me shifrat 2-2. Në këtë grup tashmë situata është mjaft interesante, 3 skuadra në garë për dy bileta që të dërgojnë në “EURO 2024”. Sa i takon renditjes, hungarezët kryesojnë me 13 pikë, po aq pikë kanë grumbulluar edhe serbët e vendit të dytë. 8 pikë ka Mali i Zi i vendit të 3, sakaq Lituania ka 6 pikë.

Anglia hakmerret ndaj Italisë dhe siguron biletën, askush si Herri

Anglia hakmerret ndaj Italisë dhe siguron biletën, askush si Herri

anglia italia serbia hungaria kualifikueset e