TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Tetor 2023, 20:46

“Jam gjithmonë gati për kombëtaren”, një puthje ndërpret intervistën e Laçit: Kthejmë fokusin te ndeshjet e radhës, duam vendin e parë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Jam gjithmonë gati për kombëtaren”, një puthje

Qazim Laçi ishte protagonist i fitores së sotme të Shqipërisë, mesfushori kuqezi ishte titullar nën urdhrat e Silvinjos dhe e shpërbleu me golin e avantazhit.

Jam gjithmonë gati kur më thërret kombëtarja, të gjithë duhet të jenë kështu. Jam i lumtur për golin, por kemi përpara ndeshje të rëndësishme, duhet të jemi gjithmonë gati. Edhe pse miqësore, ishte si një zyrtare, duhet të jemi gjithmonë gati. Kemi ndeshje të vështira që duhet të fitojmë për të shkuar në Europian.

Goli? Roli im brenda në fushë, jam lojtar që shkon nga një zonë në tjetrën, ndihmoj edhe lojtarët që luajnë mbrapa, varet çfarë kërkon trajneri. Silvinjo më kërkon vëmendje, atë që më kërkon çdo trajner unë duhet ta bëj në fushë. Silvinjo më kërkon të jem i përqendruar gjithmonë në çdo ndeshje dhe të jap në fushë maksimumin se përfaqësojmë gjithmonë ekipin kombëtar.

Lutfi Nuri ndërpreu intervistën dhe puthi mesfushorin, si për ta përgëzuar për paraqitjen e bërë në ndeshjen e sotme.


Batuta me çekët? Fola pak me lojtarët pas ndeshjes, ishin pak të mërzitur por normale, i thashë kështu është. Tani kanë humbur, është radha ime të shkoj në Europian, tani kthehem me besim të më shohin të gjithë njerëzit. Jam shumë i kënaqur e shpresoj që edhe ata të kenë kualifikim në Europian e të jenë të kënaqur edhe ne, edhe ata.

Të gjithë janë me këmbë në tokë, e treguam edhe sot se pavarësisht se ishte miqësore, në mendjen tonë nuk ishte kështu. Ishim disa që nuk kishim minuta në këmbë dhe po mundohem të japim maksimumin për ndeshjet e radhës, se nuk ka mbaruar gjë akoma. Na duhet një pikë dhe objektivi i dytë është të marrim vendin e parë”, tha Laçi për “SuperSport” pas ndeshjes.

qazim laçi mesfushori shqiptar miqësorja me bullgarinë

Lini një Përgjigje