TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Dhjetor 2025, 19:14

Anis Mehmeti po shkëlqen me Bristol Sitin, sulmuesi shqiptar pranë transferimit te gjigandët e Greqisë

Shkruar nga Pamfleti

Anis Mehmeti po shkëlqen me Bristol Sitin, sulmuesi shqiptar pranë

Lojtari me tipare sulmuese, Anis Mehmeti po shkëlqen në Angli me Bristol Sitin. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 6 gola dhe 6 asiste këtë sezon në Championship, ndërsa vlera e tij ka arritur sipas “Transfermarkt” deri në 10 milionë euro. Raportimet e fundit nga mediat greke janë vërtetë “bombastike”.

Sipas mediave helene, trajneri i Panathinaikosit, Rafael Benitez i ka kërkuar drejtuesve për të firmosur që në merkaton e janarit me 24-vjeçarin shqiptar, madje aludohet se kanë nisur kontaktet e para. Mehmeti është lojtar tipi që mbulon disa role, duke nisur prej mesfushorit, si “10”-sh dhe sulmues krahu.

Benitez nuk është i kënaqur me ekipin aktual dhe kërkon përforcim, aty ku shqiptari është në krye të listës. Anis Mehmeti ka kontratë me Bristol Sitin deri në verën e vitit 2026 dhe nuk ka garanci nëse do rinovojë, kësisoj opsioni më i mirë për ekipin aktual do të ishte shitja që në merkaton e dimrit.      

anis mehmeti sulmuesi shqiptar bristol siti panathinaikos

Lini një Përgjigje