TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Qershor 2024, 07:50

Armand Duka: Me Italinë fitojmë 1-0, të shkojmë të dy në fazën tjetër

Shkruar nga Pamfleti
Armand Duka: Me Italinë fitojmë 1-0, të shkojmë të dy
Armand Duka

Pjesëmarrja në Euro 2024 është një krenari për të gjithë shqiptarët. Këtë tha kreu i FSHF-së, Armand Duka në një intervistë për median italiane TV Play.

“Për ne është krenari të jemi në Euro 2024 për këtë event madhor. Do të përballemi me tre ekipe shumë të fortë si Italia, Kroacia dhe Spanja. Edhe ne jemi një skuadër e mirë, sepse kemi bërë një rrugëtim të bukur përgjatë kualifikueseve”, tha Duka.

Duka tha se forca e ekipit shqiptar është kolektivi, sepse e gjithë skuadra është e bashkuar. Ai ka dhënë edhe një parashikim për ndeshjen me Italinë dhe objektivat në këtë turne.

“Fitojmë ne me rezultatin 1 – 0. Për mua do të ishte bukur nëse Italia do të kualifikohej me ne të paktën deri në fazën e 1/16-ve”, tha presidenti i FSHF-së.

Armand Duka shtoi se me shumë mundësi trajneri Sylvinho do të jetë me kuqezinjtë edhe pas Kampionatit Europian.

armand duka italia

Lini një Përgjigje