TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Maj 2023, 20:55

Arsenali dorëzohet pa kushte, dështim spektakolar i “Topçinjve”, Siti shpallet zyrtarisht kampion nga divani

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali dorëzohet pa kushte, dështim spektakolar i

Tashmë është zyrtare. Mançester Siti është kampion i Premier Ligës për sezonin 2022-2023. “Qytetarëve” të Pep Guardiolës, u është dashur të festojnë nga divani, pas disfatës së sotme të Arsenalit ndaj Notingham Forestit me rezultatin 1-0, me golin e realizuar në minutën e 19 nga Auoniji. Një triumf tepër i rëndësishëm për misionin mbijetesë. 

Skuadra e Artetës humbi “busullën” në 2 javët e fundit, duke ia bërë më të lehtë misionin Sitit. Teksa “Topçinjtë” kanë për të luajtur edhe vetëm 1 ndeshje, diferenca është 4 pikë, teksa skuadra e Guardiolës ka 2 duele më pak. 

Për Mançester Sitin ky është titulli i nëntë në histori pas atyre të fituara në vitet 1936-1937, 1967-1968, 2011-2012, 2013-2014, 2017-2018, 2018-2019, 2020-2021 dhe 2021-2022. Ky sukses duket totalisht i merituar për Haaland me shokë, që në 35 ndeshje kanë shënuar 92 gola dhe kanë pësuar 31.

Ky grup mund të marrë në shtëpi për këtë sezon të tjerë trofe, pasi luajnë finalen e FA Cup ndaj rivalëve të qytetit, Mançester Junajtid dhe përballen me Interin në finalen e UEFA Champions League.

Në krahun tjetër, Arsenali duhet të kënaqet me rikthimin në grupet e Champions.

mançester siti arsenali premier liga

Lini një Përgjigje