TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Maj 2023, 20:34

Bajerni bën “vetëvrasje” 2 javë nga fundi i kampionatit, Lajpcigu i hap rrugën Dortmundit drejt titullit kampion

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni bën “vetëvrasje” 2 javë nga fundi i

Lajpcigu ka bërë suprizën e madhe në javën e 33 të Bundesligës gjermane, duke fituar me përmbysje ndaj Bajernit të Mynihut dhe i hap rrugën Dortmundit për titullin kampion. Ishin bavarezët ata që kaluan të parët në avantazh me Gnabri në minutën e 26.

Tjetër fytyrë mori pjesa e dytë, e cila foli e gjitha për miqtë. Ishte Laimer, ai i cili solli baraspeshën në “Alianz Arena”. Në minutën e 76, Nkunku i dha tjetër goditje Bajernit, duke çuar rezultatin në 1-2. Kur skuadra e Tuhel pritej të reagonte ishte Mazraui, icili zhyti vendasit duke prekur topin me dorë në zonë. Shoboshlai nuk gaboi nga pika e bardhë duke i dhënë shuplakën e rëndë kampionëve të Gjermanisë.

bajerni i mynihut lajpcigu bundesliga

Lini një Përgjigje