TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Maj 2024, 16:09

Arsenali i “hekurt” në Premier Ligë, kryesuesit nuk zhgënjejnë dhe marrin fitoren e katërt radhazi

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali i “hekurt” në Premier Ligë, kryesuesit nuk

Arsenali ka koleksionuar fitoren e katërt radhazi në Premier Ligë, duke mundur pastër 3-0 Bërnmuthin.

Vendasit e nisën ndeshjen në sulm, duke rrezikuar disa herë portën e kundërshtarit.

Në minutën e 20, Bukajo Saka vendosi në provë portierin Traverz, por ishte e menjëhershme përgjigja e “gardianit”, i cili neutralizoi topin.

Në minutën e  42, Haverc fitoi penallti për skuadrën e Artetës, 11-metërsh ky që për konfirmimin, u nevojit ndërhyrja e sistemit VAR. Nga pika e bardhë nuk fali Saka, ekzekutim perfekt i anglezit.

Arsenali vendosi ndeshjen në “shinat e duhura” në minutën e 70, me Troshard që finalizoi ashtu si duhet një aksion me shumë pasime.

Semenjo ndezi shpresën mysafire, por vetëm përkohësisht, pasi goli i tij u anulua për shkak të një faulli ndaj portierit Raja.

Pavarësisht rezultatit që nuk linte shumë hapësirë për diskutime, ritmi ishte i kënaqshëm edhe në fundin e sfidës, madje pati kohë edhe për një gol të Rajs.

Arsenali kështu shkon në kuotën e 83 pikëve në krye të klasifikimit, 4 më shumë se Siti që ka luajtur 2 ndeshje më pak.

Rivaliteti për titullin kampion duket i ashpër, me Premier Ligën që premton emocione deri në javën e fundit.

arsenali bërnmuthi premier liga

Lini një Përgjigje