TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Nëntor 2025, 19:46

Arsenali ‘turpëron’ Tottenhamin dhe ‘blindon’ kreun e Premier League!

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali ‘turpëron’ Tottenhamin dhe ‘blindon’ kreun

Arsenali triumfoi në Derbin e Londrës mbërmjen e sotme duke mposhtur Tottenham Hotspur, me rezultatin 4-1 dhe ‘blindoi’ kreun e tabelës në Premier League.

Arsenali e dominojë ndeshjen përreth 90 minutave. Në pjesën e parë ishin pikërisht Topçinjtë të cilët shënuan golin e parë me anë të Trossard në minutën e 36-të. Më pas Eze do të dyfishonte shifrat në 20 në minutën e 41-të dhe do të dërgonte Arsenalin në dhomat e zhveshjes me një avantazh komod për pjesën e parë.

Me nisjen e pjesë së dytë, gjërat do të përkeqësoheshin edhe më shumë për Tottenhamin, i cili do të pësonte golin e tretë vetëm 1 minut pas nisjes së pjesës së dytë. Golashënuesi do të ishte sërish Eze.

Në një tentativë për të bërë diçka në këtë derbi, Spurs arriti të gjente një gol në minutën e 55-të me anë të Richarlson i cili do ta dërgonte rezultatin në 3-1.

Por me një Eze të magjishëm në fushë, Arsenali arriti ti jepte goditjen finale Tottenhamit duke shënuar golin e katërt në minutën e 76-të, me Eze-n që arriti të shënojë një hat-tick fantastik në një ndeshje të rëndësishme, si derbi i Londrës përballë Spurs.

Me këtë fitore, Arsenali arriti 15 ndeshje radhazi të pamposhtura në të gjitha garat, duke u renditur gjashtë pikë përpara në krye të tabelës së Premier Ligës. Në krahun tjetër, Spurs kanë fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e tyre të fundit zyrtare, duke humbur tre prej tyre dhe duke i lënë të nëntët për momentin.

Lini një Përgjigje