TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Gusht 2025, 16:52

Asllani jashtë planeve të Interit, Bolonja këmbëngul për mesfushorin shqiptar; ofertë për t'i prishur mendjen 22-vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti

Asllani jashtë planeve të Interit, Bolonja këmbëngul

Kristjan Asllani duket se është në prag largimi nga Interi, pasi mesfushori shqiptar nuk bën më pjesë në planet e zikaltërve. Klubi e ka vendosur në treg, por deri tani 22-vjeçari ka refuzuar ofertat e Sasuolos dhe Betisit, duke preferuar të qendrojë në Serinë A.

Sipas 'Gazzetta dello Sport', Bolonja është futur fuqishëm në skenë në orët e fundit. Dëmtimi i Luis Ferguson, i cili do të mungojë për një muaj, ka shtyrë kuqeblutë të kërkojnë një zëvendësues të menjëhershëm. Drejtuesit Marko Di Vaio dhe Xhovani Sartori besojnë se Asllani do ta pranonte me kënaqësi kalimin në ekip, duke pasur edhe mundësinë të luajë në Ligën e Europës.

Interi kërkon 18 milionë euro për kartonin, shifër që konsiderohet e lartë nga Bolonja. Palët nuk përjashtojnë mundësinë e një marrëveshjeje huazimi që mund të konkretizohet në ditët e ardhshme, diçka që do ishte edhe në favor të Interit për të liruar organikën.

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter bolonja

Lini një Përgjigje