Sport 9 Dhjetor 2023, 20:38

Aston Vila nuk ndalet më, pas Sitit i jep leksion edhe Arsenalit, Liverpuli merr i vetëm kreun e Premier Ligës

Shkruar nga Pamfleti

Aston Vila nuk ndalet më, pas Sitit i jep leksion edhe Arsenalit, Liverpuli

Tri ditë pasi mposhti 1-0 Mançester Sitin, Aston Vila ka mundur me të njëjtin rezultat edhe Arsenalin në në javën e 16 të Premier Ligës.

Skuadra e Juani Emeri, që po i befason të gjithë në këtë sezon, ka marrë një fitore të rëndësishme përballë “Topçinjve”.

Vendasve i mjaftoi vetëm një gol në minutën e shtatë nga Mek Xhin për të siguruar tri pikët në ndeshjen e luajtur në shtëpi.

Ekipi i Artetës arriti të barazonte në minutat e fundit të ndeshjes me Haverc, por goli u anulua nga VAR-i për prekje të topit me dorë nga gjermani.

Një rezultat ky që gëzoi Liverpulin, duke parë se skuadra e Klopit tani kryeson e vetme kampionatin me 37 pikë.

Pas “Të Kuqve” renditet Arsenali me 36 pikë, i ndjekur pikërisht nga Aston Vila me 35 pikë.

aston vila arsenali premier liga