TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Qershor 2025, 17:18

“Atdheu mbetet i shqiptarëve”, Tifozët Kuq e Zi në Riga: Koha e maskarenjve, manovrat penguese të FSHF-së vazhduan edhe dje

Shkruar nga Pamfleti

“Atdheu mbetet i shqiptarëve”, Tifozët Kuq e Zi në

Tifozat Kuq e Zi u rikthyen dje në mbështetje të Kombëtares shqiptare. Tifogrupi që mbështet kuqezinjtë ishte i pranishëm në Riga, ndërsa Shqipëria barazoi 1-1 përballë Letonisë.

TKZ ka postuar në rrjetet sociale një reagim pas sfidës për kualifikueset e Botërorit 2026.

Postimi i Tifozave Kuq e Zi:

Manovrat penguese të FSHF-së vazhduan edhe dje në Riga. Në hyrje të stadiumit, djemtë tanë u përballën me kontrolle të papara më parë në një transfertë. Steward-ët na thanë hapur: “Kemi urdhër nga federata juaj t’ju kontrollojmë hollësisht”. Me këtë rast, na ndaluan të gjitha banderolat dhe parullat që kishim me vete, edhe pse përmbanin vetëm shkrimet e zakonshme “Tifozat Kuq e Zi” dhe “TKZ on Tour”. Ato me mesazhe, sigurisht që i futëm brenda.

Kjo ishte tentativa e dytë: e para erdhi kur nuk na ndanë fare biletat që, sipas rregullores, u takojnë tifozëve vizitorë. Donin t’i linin karriget bosh për të thënë se “s’kishim tifoza”. E dimë mirë me kë kemi punë – me miqtë e shkijeve. Por le ta mbajnë mend: koha mund të jetë e maskarenjve, po Atdheu mbetet i Shqiptarëve.

Shihemi përsëri së shpejti.

Tifoza Kuq e Zi

O sa mirë me qenë Shqiptar”!

“Atdheu mbetet i shqiptarëve”, Tifozët Kuq e Zi në

tifozat kuq e zi fshf

Lini një Përgjigje