Bajerni i Mynihut

Elseid Hysaj kalon në verë te Bajerni i Mynihut, gjermanët ofrojnë shifrën rekord për Bundesligën - Sport
Sport26 Mars 2018, 09:37

Elseid Hysaj kalon në verë te Bajerni i Mynihut, gjermanët ofrojnë shifrën rekord për Bundesligën

Shkruar nga Pamfleti
Elseid Hysaj kalon në verë te Bajerni i Mynihut, gjermanët

Elseid Hysaj kalon në verë te Bajerni i Mynihut, gjermanët ofrojnë shifrën rekord për Bundesligën

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj, raportohet nga mediat italiane si një futbollis që sezonin e ardhshëm do të luajë në Bundesligën e Gjermanisë. Por njëkohësisht ai mund të bëhet futbollisti më i shtrenjtë që është transferuar ndonjëherë në këtë kampionat. Lajmi vjen nga e përditshmja torineze “Tuttosport”, sipas të cilës, në ndjekje të mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare është Bajerni i Mynihut.

Pikërisht kjo gazetë vetëm dy ditë më parë kishte bërë të ditur se një ‘gjigant europian’ ishte gati të siguronte lojtarin e përfaqësueses dhe menaxheri i Hysajt kishte njoftuar Napolin se klubi në fjalë mund të paguante klauzolën prej 50 milionë eurosh që ka në kontratë. .Sot, “Tuttosport” bën të ditur se klubi në fjalë është Bajerni i Mynihut, ndërsa në garë ka hyrë edhe Arsenali, i cili në fakt e kërkon për krahun e majtë. Një pozicion që për Hysajn nuk është natyral, prandaj poferta gjermane duket më e pranueshme dhe njëherësh e realizueshme.

“Për shqiptarin është vënë në lëvizje përsëri Bajerni, i gatshëm të paguajë klauzolën prej 50 milionë eurosh e cila mund të aktivizohet nga 1, deri më 15 korrik. Por së fundmi edhe Arsenali, të cilit i intereson në fakt një mbrojtës i majtë, ka kërkuar informacione rreth tij”, shkruan gazeta sportive italiane. Transferimi i Hysajt te Bajern për 50 milionë euro do të vendoste rekordin e ri të transferimeve të Bundesligës, ku shifra më e lartë e paguar ndonjëherë për të blerë një futbollist është ajo prej 41,5 milionë eurosh që vetë bavarezët paguan për Korentin Toliso. Pra, Elseid Hysaj mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në futbollin gjerman dhe sipas medias italiane është drejt kalimit nga Serie A në Bundesligë, një lëvizje që do të ndodhë në dy javët e para të korrikut. /Pamfleti.com

 

Sport