
Bajerni i Mynihut ka pësuar humbjen e parë për seoznin 2025-2026 në Bundesligë, ku bavarezët u mposhtën 1-2 nga Augsburgu, në ndeshjen e luajtur në “Allianz Arena”, e vlefshme për javën e 19. Hiroki Ito shënoi me kokë në minutën e 23, pas krosimit të Majkëll Olize nga këndi. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Bajernin.
Në minutën e 75 përsëritet skena, Arhtur Çaves shënoi me kokë për Augbsurgun, pas krosimit të Komur nga këndi. Në minutën e 80, Han-Noah Masengo shënoi golin e përmbysjes së madhe për Augsburguun.
Pavarësisht humbjes, Bajerni kryeson i qetë me 11 pikë më shumë se ndjekësi i vendit të dytë që është Borusia e Dortmundit e cila luan më vonë.
Leverkuseni është rikthyer të fitorja, pas dy humbjeve radhazi. “Aspirinat” fituan 1-0 ndaj Verder Bremenit në “BayArena” me golin e Lukas në minutën e 37.
Hofenheim mori fitoren e tretë radhazi dhe tani renditet në vendin e tretë. Ekipi ku luajnë titullarë 3 yjet e Kosovës si Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnk Asllani fitoi në transfertë 1-3 ndaj Eintrahtit të Frankfurtit. Lajpcigu fiton në transfertë 0-3 ndaj Heidenheimit, Mainci fitoi në shtëpi 3-1 ndaj Volfsburgut.
Lini një Përgjigje