
Napoli zhgënjen sërish duke barazuar për të tretën ndeshje radhazi në Serinë A, sot pa gola ndaj Parmës në “Diego Armando Maradona”, sfidë e vlefshme për javën e 20.
Napoli e nisi shumë mirë ndeshjen, duke kërkuar golin që në minutat e para. Në minutën e 11, ishte Skot MekTomeni që dërgoi topin në rrjetë pas disa tentativave radhazi të vendasve për të gjetur golin, por u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje.
Pjesa e parë dhe i gjithë takimi u mbyll në barazim pa gola. Antonio Konte nuk e fshehu dot mërzinë me të tijtë në fund të takimit. Pas këtij barazimi, Napoli mbetet në vendin e tretë me 40 pikë, Parma renditet në vendin e 14 me 22 pikë.
Lini një Përgjigje