Sport21 Nëntor 2023, 22:36

Barazimi me Ishujt Faroe, justifikohet Duka: Lojtarët nuk hynë me mentalitetin e duhur!

Shkruar nga Pamfleti

Barazimi me Ishujt Faroe, justifikohet Duka: Lojtarët nuk hynë me

Shqipëria nuk mund  të merrte një fitore mbrëmjen e së hënë në “Air Albania” kundër Ishujt Faroe, duke u ndarë me rezultatin 0-0.

Në emisionin “Opinion”, Presidenti i FSHF, Armand Duka thotë se lojtarët nuk hynë në fushë me mentalitetin e duhur edhe për shkak se Shqipëria e kishte siguruar Euro 2024.

Ky ka qenë edicioni më i mirë që ka bërë Kombëtarja Shqiptare, uroj që të kemi stabilitet në të ardhmen. Ka qenë më i mirë me rezultatet, gola të bukur. Do të ishte shumë mirë nëse do kishte fund të lumtur dje. Duke qenë se siguroi kualifikimin në Moldavi, nuk kanë hyrë me mentalitetin e duhur, me impenjimin e duhur që nuk ka skuadra të dobëta, e kanë menduar lehtë me një këmbë në festë, me mendjen totale në festë. Nuk mund të them nënvlerësim, por vetë ndjesia e brendshme për festën dhe e mendon shumë të lehtë atë ndeshje”, u shpreh Armand Duka. Shqipëria mban vendin e parë në grup për Kampionatin Europian 2024 në Gjermani.

brazimi duka