
Nikita Shabalkin, basketbollisti i njohur rus dhe kampioni i Evropës, ka mbetur i plagosur rëndë në incidentin e ndodhur të hënën në Podmoskovlje.
Sipas disa mediave ruse, Shabalkin ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe është shtruar në një spital lokal.
Siç raporton “Baza”, Shabalkin është përleshur me pronarin e lavanderisë, 37-vjeçarin Spartak Babajan, të cilin e njeh mirë.
Shabalkin, i cili u bë kampion evropian me Rusinë në vitin 2007, u dërgua në spital me kokën të gjakosur dhe Babajan shkoi në polici, për të paraqitur një ankesë kundër basketbollistit.
Për momentin mediat nuk raportojnë çfarë e shkaktoi sherrin. Shabalkin luajti deri në vitin 2013 dhe veshi fanelën e pothuajse të gjitha klubeve më të forta ruse, CSKA e Moskës, Khimki, Dinamo e Moskës, Lokomotiva e Moskës nga Kuban dhe Uniks nga Kazan.
Lini një Përgjigje