
Belgjika ka barazuar në transfertë 1-1 ndaj Kazakstanit, në sfidën kualifikuese të luajtur në “Astana Arena”. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 9 me 17-vjeçarin, Dastan Satpaev, i cili pasi ëprfitoi nga një top i humbur nga mbrojtësi Artur Teate, bëri vetë gjithçka mirë dhe dërgoi topin në rrjetë.
Barazimi për belgët erdhi në fillim të pjesës së dytë, ku Hans Vanaken realizoi me kokë, pas krosimit të Timoti Kastanje.
Në 10 minutat e fundit, vendasit mbetën me 10 lojtarë, pasi Islam Çesnokov la fushën e lojës, për shkak të një faulli të rrezikshëm ndaj kundërshtarit, që i kushtoi kartonin e kuq.
Belgjika kryeson grupin me 15 pikë dhe ndeshjen e fundit e luan në shtëpi ndaj Lihtenshtejnit dhe i duhet fitorja për të siguruar zyrtarisht biletën për Botërorin 2026.
Lini një Përgjigje