TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Shtator 2025, 19:12

Berat Gjimshiti shkruan historinë, bëhet futbollisti i parë i kombëtares shqiptare që arrin 30 ndeshje në Champions League

Shkruar nga Pamfleti

Berat Gjimshiti shkruan historinë, bëhet futbollisti i parë i

Berat Gjimshiti bën historinë e futbollit shqiptar. Mbrojtësi i Atalantës është i pari lojtar i Kombëtares shqiptare që arrin 30 paraqitje në Ligën e Kampionëve.

Ai gjithashtu shënoi një gol, kundër Shaktar Donjeck në ndeshjen e dytë të fazës së Ligës së sezonit të kaluar, por duket se po vijon të shkruajë historinë.

Në ndeshjen që ka nisur pak minuta më parë në Champions League, ku Atalanta pret Klub Bryzhin, Gjimshiti do të luajë si titullar, pasi tashmë janë bërë publike formacionet. Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka mbajtur edhe shiritin tek ekipi bergamask dhe madje ngriti trofeun e Ligës së Europës një vit më parë kur mundi Leverkusenin në finale.

berar gjimshiti mbrojtësi i atalantës

Lini një Përgjigje