TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Shtator 2025, 17:26

FIFA i mbylli 20% të stadiumit, media kroate “thumbon” serbët: Me shqiptarët para një grushti njerëzish

Shkruar nga Pamfleti

FIFA i mbylli 20% të stadiumit, media kroate “thumbon”

Serbi-Shqipëri, sfida e 11 tetorit, e shpërngulur së fundmi nga Beogradi në Leskovc, për arsye sigurie, nuk do të zhvillohet me kapacitet të plotë të stadiumit, kjo pasi Federata Serbe e Futbollit ka marrë një tjetër dënim nga FIFA, pas incidenteve të ndodhura në ndeshjen e fundit, Serbi-Angli.

Me Federatën Serbe, e cila dështoi sërish të organizonte si duhej një ndeshje, FIFA ka urdhëruar mbylljen e 20% të stadiumit për ndeshjen e radhës, e cila përkon me takimin kundër Shqipërisë.

Dhe, ky lajm sikur ua ka bërë qejfin mediave kroate, të cilat kanë nisur ta ngacmojnë Serbinë për këtë vendim, para sfidës që do të luhet në Leskovc, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.

Portali “24sata” thumboi serbët me shkrimin e fundit: “FIFA i dha një gjobë të madhe Serbisë. Me shqiptarët para një grushti njerëzish”, shkruan media kroate duke iu referuar faktit se në stadiumin e Leskovcit pritet të ketë vetëm 6500 tifozë.

FIFA dënoi Federatën Serbe për incidentet që ndodhën në ndeshjen e këtij muaji me Anglinë, ku mungoi rendi dhe siguria, ndërsa pati edhe përleshje të tifozëve serbë brenda stadiumit.

Stadiumi i Leskovcit ka një kapacitet prej 8136 vendesh, por ndaj Shqipërisë, 20% e stadiumit do të jetë i mbyllur. Në reagimin për mediat, Federata Serbie shtoi se do të marrë të gjithë masat në përputhje me këtë vendim për të shmangur incidentet në të ardhmen.

 

media kroate serbi-shqipëri

Lini një Përgjigje