TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Gusht 2025, 17:03

Bernard Berisha mbyll aventurën në Rusi, 33-vjeçari pranë firmës me skuadrën shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Bernard Berisha mbyll aventurën në Rusi, 33-vjeçari pranë

Bernard Berisha i ka dhënë fund aventurës së tij tetëvjeçare në futbollin rus, ku ka bërë emër me lojën dhe me golat e tij në radhët e Ahmat Grozni. Mesfushori kosovar, i cili shkëlqeu te Skënderbeu para se të niste aventurën në Rusi, tashmë raportohet se është pranë kthimit “në shtëpi”.

Sipas “Tëvë1” në Kosovë, 33-vjeçari është tashmë pranë kthimit në kampionatin kosovar, nga i cili është larguar në vitin e largët 2012 për të provuar kampionatin shqiptar ku fillimisht luajti me fanelën e Besës së Kavajës.

Berisha raportohet se ka gjetur akordin me klubin e Ballkanit, për t’iu bashkuar skuadrës që drejtohet nga një emër që ai e njeh mirë, Orges Shehi, me të cilin ka qenë bashkëlojtar në vitet e tij të suksesshme në radhët e Skënderbeut.

bernard berisha mesfushori kosovar

Lini një Përgjigje