
Trajneri shqiptar, Besnik Hasi, pëlqehet nga shumë skuadra në Belgjikë. Hasi, i cili drejton aktualisht skuadrën belge të Meshelen ka përfunduar në radarët e 3 klubeve.
Sipas “voetbal24.be”, Gent, Genku dhe Antuerpi janë në garë për teknikun e njohur.
“Trajneri aktualisht është në diskutim me ekipin e tij për të ardhmen. Megjithatë, ka shumë mundësi të mira për Hasin në sezonin e ardhshëm. Interesimi është i madh nga Genti, Genku dhe Antuerpi. Përveç tyre edhe Klab Bryzh është në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm. Hasi është një prej opsioneve”, shkruan sajti belg.
Lini një Përgjigje