
Futbolli gjerman ka humbur sot një prej legjendave të tij, Andreas Brehme.
Ish-mbrojtësi i famshëm i Bayern dhe Inter, u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të marte në moshën 63-vjeçare.
Brehme veç titujve me Inter dhe Bayern, mbahet mend sidomos për golin deçiziv në finalen e “Botërorit 1990” kundër Argjentinës, me penallti, gol që i dha trofeun kombëtares gjermane.
Andreas Brehme ndërroi jetë në spital gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa ishte shtruar me urgjencë.
Lini një Përgjigje