TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Qershor 2026, 08:11

Botërori 2026/ Çmenduri në minutën e 95-të, Gana fiton 1-0 kundër Panamasë

Shkruar nga Pamfleti
Botërori 2026/ Çmenduri në minutën e 95-të, Gana
Gana feston tri pikët në Kupën e Botës 2026

Gana e ka nisur me fitore rrugëtimin e saj në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Panamanë me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen e Grupit L, të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së enjtes me kohën shqiptare.

Takimi u karakterizua nga ritëm i lartë, duele të forta në mesfushë dhe raste të shumta nga të dyja skuadrat, të cilat luftuan deri në fund për të siguruar tri pikët. Megjithatë, goli vendimtar erdhi vetëm në minutën e pestë shtesë.

Pas një depërtimi të shpejtë në krah nga Thomas-Asante, topi përfundoi te Caleb Yirenkyi, i cili nuk gaboi përballë portës, duke e dërguar sferën në rrjetë dhe duke shpërthyer festën në kampin e “Yjeve të Zinj”.

Për 20-vjeçarin ishte një debutim i shkëlqyer në Kupën e Botës. Yirenkyi numëron tashmë dy gola në 12 paraqitje me kombëtaren e Ganës. Mesfushori i FC Nordsjaelland vlerësohet me rreth 10 milionë euro në tregun e transferimeve dhe raportohet se ndiqet nga klube si Real Madrid, Porto dhe Strasbourg.

Pas ndeshjeve të para në Grupin L, Anglia dhe Gana kryesojnë renditjen me nga tre pikë secila, ndërsa Panamaja dhe Kroacia mbeten ende pa pikë. Në sfidat e radhës, Gana do të përballet me Anglinë më 23 qershor, ndërsa një ditë më vonë Panamaja do të luajë kundër Kroacisë.

Renditja në Grupin L:

Botërori 2026/ Çmenduri në minutën e 95-të, Gana

Lini një Përgjigje