TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Qershor 2026, 13:48

Bregu i Fildishtë kundër Norvegjisë, trajneri i nordikëve: Duel mes të barabartëve

Shkruar nga Pamfleti
Bregu i Fildishtë kundër Norvegjisë, trajneri i nordikëve:
Halaand i Norvegjisë dhe Kessie i Bregut

Bregu i Fildishtë dhe Norvegjia do të përballen në një nga sfidat më të balancuara të fazës së 1/16-ave të Kupës së Botës. Në letër, të dyja përfaqësueset konsiderohen të barabarta për nga cilësia, edhe pse ekspertët u japin një avantazh të lehtë norvegjezëve përpara ndeshjes që nis në orën 19:00.

Për Bregun e Fildishtë, kjo është një arritje historike. Për herë të parë në historinë e saj, kombëtarja afrikane ka siguruar një vend në fazën me eliminim direkt të një Kampionati Botëror, duke tejkaluar edhe suksesin e brezit të artë të udhëhequr dikur nga Didier Drogba.

Skuadra mbështetet te futbollistë si Yan Diomande, Amad Diallo dhe Bonny në repartin ofensiv, ndërsa në mesfushë Frenk Kessie ka qenë një pikë kyçe para mbrojtjes. Një tjetër armë e rëndësishme është edhe anësori Pepe, i cili deri më tani ka realizuar dy gola në turne.

Në krahun tjetër, Norvegjia do të mbështetet te Erling Halaand, të cilin trajneri Ståle Solbakken e ka cilësuar si liderin e skuadrës në këtë Botëror. Në repartin sulmues, Halaand do të ketë mbështetjen e Larson dhe Sorloth, ndërsa loja organizohet nga kapiteni Martin Ødegaard.

Para sfidës, Solbakken u shpreh se pret një duel shumë të ekuilibruar mes dy ekipeve.

"Pres një duel mes dy ekipeve të barabarta, që për t’u kualifikuar i duhet edhe shumë fat", deklaroi trajneri i Norvegjisë.

Skuadra që do të dalë fituese nga kjo përballje do të përballet me Brazilin në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës.

Lini një Përgjigje