TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Mars 2025, 11:41

Broja entuziast për 75 minutat përballë Andorrës, shkodrani i kënaqur me pozicionin e ri: Sylvinho më tha je i lirë në sulm!

Shkruar nga Pamfleti

Broja entuziast për 75 minutat përballë Andorrës, shkodrani

Sulmuesi i kombëtares, Armando Broja nuk e fsheh lumturinë për ndeshjen e luajtur dhe fitoren e arritur përballë Andorës. Një asist për të, por më shumë rëndësi kanë patur 75-minutat në fushë e pa asnjë shqetësim.

“Tifozët na japin një mbështetje shumë të mirë, isha shumë i kënaqur dhe jam shumë i lumtur që jam kthyer në Kombëtare”, tha ai.

Broja luajti i spostuar në të djathtë të sulmit, duke i lënë qendrën Manajt, por për shkodranin e Everton nuk ka asnjë problem.

“Kur isha edhe i vogël tek akademia e Chelsea luaja kudo në sulm. Jam një lojtar që dua të luaj dhe të dribloj me topin. E dija që Andorra është një ekip i vështirë dhe nuk futesh dot në lojë”, shtoi ai.

Më tej ai theksoi se trajneri i kishte dhënë lirinë që të lëvizte kudo që dëshironte në sulm dhe kjo gjë i pëlqen pasi i jep më shumë hapësira.

“Sylvinho më tha para ndeshjes që je i lirë në sulm, mundesh të lëvizësh kudo. Jam sulmues dhe kam qejf të shënoj gola, por golat do të vijnë. Jam shumë i kënaqur për tre pikët dhe i kënaqur sepse e kemi filluar mirë. Trajneri i merr vendimet kush luan dhe kush jo, në krah ka pasur hapësirë, unë jam një lojtar i shpejtë dhe i shfrytëzova. Ishalla përpara me më shumë fitore”, tha Broja.

Sa i tako zëvendësimit, ai tha se ndjeu pak lodhje në fund, për shkak të mos aktivizimit të tij të gjatë në fushën e lojës për shkak të dëmtimit që tashmë duket se e ka kaluar.

“Ndjeva pak lodhje në fund, ishte një kohë e gjatë që nuk luaja kaq sepse kam pasur dëmtime. Kam dhënë një asist për ekipin dhe jam i kënaqur për tre pikët”, tha Broja. 

Lini një Përgjigje