
Tifozët e Kosovës, “Dardanët” kanë përgatitur një baner me një mesazh drejtuar Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit para fillimit të ndeshjes me Zvicrën. Kosova po luan në kuadër të raundit të nëntë ndaj kombëtares helvete, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”.
“Gjakun e vendit tuaj se harruat kurrë, Kosova nuk iu harron dhe ka për çka me u mburrë”, ishte mesazhi që përcollën “Dardanët” pak çaste para nisjes së takimit.
Në momentin e shpalosjes së banerit ka duartrokitur i tërë stadiumi, teksa vlen të theksohet se në “St.Jakob- Park” në Bazel ka një numër të madh të tifozëve të Kosovës.
Mbështetja e ”Dardanëve” për Kosovën është e dukshme ku nuk mungojnë edhe thirrjet me amplitudë të lartë: “UÇK, UÇK…”. Padyshim këto thirrje do të sjellin shqetësime për mediat serbe, që direkt shpërthejnë: “Skandal”, gjë të cilën nuk e shfaqin kur e bëjnë vetë.

Lini një Përgjigje