TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Tetor 2024, 18:09

Bundesliga/ Kampionët e Gjermanisë tregojnë forcën, Frajburgu i Muslijës mposht mesfushorin e Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Bundesliga/ Kampionët e Gjermanisë tregojnë forcën,

Bajer Leverkusen rikthehet te fitorja në Bundesligë, ku në dy takimet e fundit kishte marrë po kaq barazime. “Aspirinat” fituan me përmbysje 2-1 ndaj Ajntraht Frankfurt, kundërshtar të cilin e parakalon në renditje.

Vendësit dështuan të kalonin në epërsi në minutën e 9, kur sulmuesi kryesor, Bonifas, gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Nga momenti jo i Leverkusenit përfitoi Frankfurti që zhbllokoi rezultatin me Marmoush në minutën e 16, pikërisht me penallti.

Golin e barazimit vendësit do ta gjenin në minutën e 25 me Andrish dhe të fitores në minutën e 75 me Bonifas, që shleu gabimin e penalltisë së humbur.

Nuk e lëshon kreun e renditjen Lajpcigu, që mposhti 0-2 Mancin, ndërsa Frajburgu iu imponua 3-1 Augsburgut. 

Në këtë takim u vu re inkuadrimi në fushë i dy lojtarëve të kombëtares së Kosovës, Florent Muslija dhe Elvis Rexhbecaj. Të dy futbollistët patën mundësi aktivizimi.

Rexhbecaj e nisi takimin si titullar në mesin e fushës por u zëvendësua në minutën e 78’. Pati 41 prekje të topit, 3 topa të gjatë dhe 4 krosime. 2 driblime të sukseshme dhe 1 goditje jashtë kuadrati ishin bonuse në statistikat e lojtarit të qyetit gjerman në Bavari, Augsburg.

Muslija luajti më pak minuta sepse hyri në minutën e 66’. Florenti luan për llogari të Freiburgut që vjet luajti në Europa League. 26 vjeçari nuk dha shumë impakt pasi ekipi i tij kishte kryer punë me 3 gola avantazh, kur mesfushori hyri në lojë.

Të dy lojtarët u vlerësuan me notë të barabartë, 6.5 secili. Në fund në këtë derbi të shqiptarëve të Kosovës në mes të Gjermanisë ia doli Muslija të dilte fitimtar ndaj Augsburgut të Rexhbecajt dhe kështu ish-lojtari i Paderborn hedh kandidaturë të fortë për një vend në europë teksa freiburgasit renditen në vendin e dytë, tani për tani

 

bajer leverkus frajburg ajntraht frankfurt bundesliga

Lini një Përgjigje