
Egnatia dhe Interi do të luajnë një ndeshje miqësore me datë 13 gusht në orën 20:00. Një ndeshje që pritet me padurim për të parë një ekip shqiptar kundër një emri të madh.

Ajo ç’ka kishte mbetur për t’u zyrtarizuar ishte stadiumi por sot i është dhënë fund kësaj dileme. Sfida do të luhet në “Paolo Mazza” të Ferrarës, aty ku luan dhe skuadra e SPAL-it. Stadiumi ka një kapacitet prej më shumë se 16 mijë vende dhe është një nga 5 stadiumet më të vjetra në Itali.
Lini një Përgjigje