TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Korrik 2023, 19:46

Tirana bën njoftimin e rëndësishëm për ndeshjen ndaj Beshiktashit, nxjerr në shitje biletat për sfidën në “Air Albania”

Shkruar nga Pamfleti

Tirana bën njoftimin e rëndësishëm për ndeshjen ndaj

Tirana ka bërë njoftimin e rëndësishëm për tifozët bardheblu. 26-herë kampionët e Shqipërisë lajmëruan  nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale nxjerrjen në treg të biletave për ndeshjen e kthimit ndaj Beshiktashit, sfidën e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës, që do të zhvillohet në datën 3 gusht, ora 20:00 në “Air Albania”.

Bardheblutë u mposhtën 3-1 në aktin e parë në ”Vodafone Arena” të Stambollit. Për duelin e kthimit Tirana do të kërkojë që numri i mbështetësve të jetë sa më i lartë në mbështetje të skuadrës së Orges Shehit. 

Njoftimi zyrtar i Tiranës:

KF Tirana pret në datë 3 Gusht, ekipin e Besiktas J.K. Klubi lajmëron se kanë dal në shitje biletat e takimit që do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare, Air Albania Stadium.”

KF Tirana kërkon të nënvizojë se biletat mund t’i siguroni online si edhe fizikisht në pikën e shitjes në biletarinë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Gjithëashtu nga data 01.08.2023 – 03.08.2023 në pikën e shitjes në biletarinë në stadiumin “Air Albania”. 

Më shumë se një ndeshje futbolli! Mos mungo në stadium, merr fanellën dhe shallin e Tironës!

tirana beshiktash liga e konferencës

Lini një Përgjigje