
Verën e ardhshme, PSG-ja do të përpiqet të sjellë në Paris Bernardo Silvan dhe të bindë Viktor Osimhen të heqë dorë nga kalimi në Premier Ligë dhe kampioni francez, përveç këtyre të dyve, planifikon të shtojë më shumë përforcime për të riparuar plotësisht ekipin pas dështimit të fundit.
Kështu, “L’Equipe” ka publikuar sot listën e futbollistëve që mund të vijnë verën e ardhshme dhe të ndihmojnë Kilian Mbapenë dhe Lionel Mesin në luftën për titullin e kampionit të Europës.
Në krye të listës së dëshirave është 28-vjeçari portugez Silva, i cili në fund të sezonit do të largohet nga Mançester Siti dhe krahas tij në pjesën sulmuese, PSG kërkon edhe 19-vjeçarin Rajan Çerki nga Olimpiku i Lionit.
I interesuar është edhe sulmuesi i Napolit, Osimhen, i cili është pesë vjet më i madh, ndërsa PSG po monitoron edhe sulmuesin 21-vjeçar të Benfikës, Gonçalo Ramos.
Milan Skriniar do të vijë nga Interi si lojtar i lirë dhe PSG dëshiron të forcojë mbrojtjen me 26-vjeçarin e Vijarrealit, Pau Torres.
Në listën e mesfushorëve janë 21-vjeçari i Borusia Mëshengladbah Manu Kone dhe mesfushori 25-vjeçar i PSV-së, Ibrahim Sangare.
Kur bëhet fjalë për largimet, Nejmar pritet të largohet nga klubi në fund të sezonit.
PSG-ja nuk do ta fitojë as këtë sezon Champions League, pasi Bajerni i Mynihut i mundi me rezultatin e përgjithshëm 3-0 në raundin e 1/16.
Lini një Përgjigje