Champions League

Bastet japin verdiktin e tyre: Champions League e fiton Barcelona (koeficientët) - Sport
Sport 1 Prill 2018, 20:22

Bastet japin verdiktin e tyre: Champions League e fiton Barcelona (koeficientët)

Shkruar nga Pamfleti
Bastet japin verdiktin e tyre: Champions League e fiton Barcelona

Bastet japin verdiktin e tyre: Champions League e fiton Barcelona (koeficientët)

Tabloidi i njohur sportiv “Goal”, në një analizë që ka bërë gjatë ditës së sotme, ka dalë në konkluzionin se Barcelona është favorite kryesore për të fituar Ligën e Kampioneve, me shanse 5/2. Në fakt, “Goal.com” është bazuar në të dhënat që ofrojnë kompanitë e basteve pas analizave të kujdesshme. Sipas koeficientëve të tyre, Barcelona ka shanse më shumë se të tjerët për të fituar Champions League, ndërsa pas Barcelonës vijnë në pozita të njëllojta në vend të dytë e të tretë Bajerni i Mynihut dhe Mancester Siti, me shanse 10/3.

Kampioni aktual i Evropës, Reali i Madridit, është favoriti i katërt për ta rrëmbyer sërish këtë trofe, duke pasur koeficient 9/2, ndërsa pas tij vjen Liverpuli, shanset e të cilit janë 11/2. Sevilja, Juventusi dhe Roma nuk llogariten fare si pretendentë nga bastet dhe kjo është domethënëse. Gjithsesi, edhe pse koeficientët që japin bastet bazohen në llogaritë e kualiteteve, grupeve, formës së lojtarëve, eksperiencës etj, koha ka treguar se në këto nivele janë episodet që vendosin dhe jo staturat e skuadrave. /Pamfleti Sport

 

Ndeshjet cerekfinale të Champions League

Roma – Barcelona

Sevilja – Bajern Mynih

Juventus – Real Madrid

Liverpul – Mancester Siti

Sport