TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shkurt 2024, 18:54

Champions League starton fazën me eliminim direkt, superkompjuteri zbulon fituesin e trofeut me “veshë të mëdhenj”

Shkruar nga Pamfleti

Champions League starton fazën me eliminim direkt, superkompjuteri zbulon

Një superkompjuter ka parashikuar se Mançester Siti është favorit për të fituar sërish Champions League edhe këtë sezon.

“Qytetarët” e drejtuar nga Pep Guardiola shkruan historinë kur fituan itullin e parë europian sezonin e kaluar duke kompletuar Tripletën.

Dhe një superkompjuter i Opta mendon se Siti mund të bëhet skuadra e dytë në tre dekadat e fundit që mbron titullin me sukses në Champions League.

Erling Haland me shokë kanë një shans 31.2 për qind për të fituar kompeticionin këtë vit.

Dyfishin e shanseve të Realit të Madridit, në vendin e dytë me 15.7 për qind. Kryesuesi i Serisë A, Interi është i treti në renditje me 12.1 për qind shanse.

Ndërsa Bajerni i Mynihut i Herri Kejnit është i katërti me 11.4 për qind.

Dhe pesë vendet e para plotësohen nga Arsenali, që ka 6.8 për qind të mundësive për të fituar Champions League për herë të parë.

Këto shifra i vendosin “Topçinjtë” përpara gjigantëve europianë si PSG, Barcelona, Atletiko e Madridit dhe Borusia e Dortmundit, të cilët kanë arritur të gjithë në finale në 11-vitet e fundit.

I vetmi ekip që nuk ka asnjë shans për të fituar është Kopenhageni me zero për qind të shanseve.

Champions League starton fazën me eliminim direkt, superkompjuteri zbulon

 

champions league mançester siti

Lini një Përgjigje