TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Korrik 2025, 16:14

“CNN Portugal” zbulon detaje për Diogo Zhota: U këshillua të mos fluturonte pas ndërhyrjes në mushkëri

Shkruar nga Pamfleti

“CNN Portugal” zbulon detaje për Diogo Zhota: U këshillua

Sulmuesi i Portugalisë dhe Liverpulit, Diogo Zhota dhe vëllai i tij Andre humbën jetën këtë të enjte në një aksident në Spanjë.

“CNN Portugal” ka treguar disa detaje së fundmi. Sipas asaj që shkruhet, Diogo Zhota u këshillua të mos fluturonte pas një ndërhyrjeje në mushkëri, me lojtarin që për këtë arsye, zgjodhi të nisej me makinë.

Ishte rrugës për në veri të Spanjës ku e priste një traget në portin e Santanderit, pasi do të udhëtonte në rrugë detare drejt Anglisë. Ishte nisur së bashku më të vëllanë me destinacion Liverpulin”, zbuloi “CNN Portugal”.

diogo zhota sulmuesi i liverpulit

Lini një Përgjigje