
Derbi i Londrës mes Chelsea-s dhe Arsenal-it është mbyllur në barazim, me rezultatin 1-1. Të dyja skuadrat morën nga një pikë, në një ndeshje që u shoqëruar me polemika dhe herë pas here, përplasje mes lojtarëve të të dyja skuadrave.
Pjesa e parë nisi me intensitet të lartë, me të dyja skuadrat që krijuan raste për shënim, por asnjëra prej tyre nuk arriti të konkretizonte para portës. Momenti më kulminant i pjesës së parë ishte në minutën e 38’-të, kur Caicedo bëri një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Merinos dhe mori karton të kuq, duke e lënë skuadrën me 10 lojtarë.
Pjesa e dytë do të niste me Chelsea-n më kërkuese edhe pse me 1 lojtarë më pak, Blutë e Londrës arritën të marrin avantazhin në minutën e 48’-të, me anë të Chalobahs i cili ktheu në gol një krosim të James nga këndi dhe vendosi rezultatin 1-0.
Me kanlimin e minutave, Arsenali në epërsi numerike do të gjente golin e barazimit në minutën e 56’-të me anë të Merinos, i cili do të barazonte shifrat 1-1 me një gol të shënuar me kokë, pas një krosimi perfekt në zonë nga ana e Saka.
Në minutat e mbetura të dyja ekipet do të përpiqeshin të shënonin golin e fitores, por pa rezultat. Ndeshja u nda në barazim 1-1 me të dyja ekipet që morën nga një pikë.
Me këtë rezultat Chelsea ndodhet në vendin e tretë me 24-pikë, ndërsa Arsenali ndodhet në krye të tabelës me 30-pikë.

Lini një Përgjigje