TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Nëntor 2025, 17:24

Interi ndjek kryesuesit, dopjeta e Lautaro Martinez i jep fitoren ‘zikaltërve’ përballë Pisas!

Shkruar nga Pamfleti

Interi ndjek kryesuesit, dopjeta e Lautaro Martinez i jep fitoren

Interi arriti një fitore të rëndësishme sot në kampionat dhe i dha fund serisë prej gjashtë ndeshjesh pa humbje të Pisas, në një përballje të vështirë në Arena Garibaldi.

Duke kërkuar të siguronin fitore radhazi në shtëpi në Serie A, Pisa tregoi shumë punë në përpjekjet e tyre sulmuese gjatë pjesës së parë, por mungesa e cilësisë i pengoi ata të konrketizonin. Megjithatë, ‘zikaltrit’ dukeshin po aq të dobët në sulm në pjesën e parë e cila u mybll me rezultatin 0-0.

Pas një pjese të parë pa gola, vendasit vazhduan të shtynin për të shënuar golin e parë pas rifillimit të ndeshjes dhe kishin shansin më të mirë, pasi M'Bala Nzola vrapoi drejt portës, por nuk e ului si duhet topin dhe përfundoi duke gjuajtur jashtë.

Kjo mundësi e humbur do të ndëshkohej në minutën e 69-të, Lautaro Martínez, do të shënonte një gol kalsi që do ta linte Simone Scuffet pa asnjë shans reagimi.

Martinez shënoi përsëri  në minutën e 83’-të, teksa ktheu në rrjetë krosin e Nicolò Barellës, me ndeshjen që do mbyllej me rezultatin 0-2.

Me këtë fitore Interi ndodhet momentalisht në venidn e 3-të me 27 pikë, ndërsa Pisa në vendin e 18-të me 10 pikë.

Lini një Përgjigje