TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Dhjetor 2025, 21:40

Dinamo i jep leksion futbolli Tiranës në derbi, “nëndetësja” shpërfytyron bardheblutë

Shkruar nga Pamfleti

Dinamo i jep leksion futbolli Tiranës në derbi,

Dinamo ka dhuruar një leksion të mirë futbolli në derbin përballë Tiranës, duke fituar me shifrat 6-2 e duke shfaqur diferencën e thellë që ka mes dy skuadrave që luftojnë për objektiva të kundërt këtë sezon.

Blutë ishin të pamëshirshëm që në start duke diktuar ritmin e tyre me tre gola të njëpasnjëshëm të Guindos, Qardakut e Bregut, teksa bardheblutë dukeshin të kapitulluar. Goli i Rafael dha një sinjal para pushimit, por me kthimin e ekipeve në fushë, erdhi edhe goli i katërt i Dinamos me Vilën që praktikisht shuajti shpresat e tyre.

Përsëri Qardaku e më pas Bregu me një penallti të përsëritur çuan në 6 numrin e golave për “nëndetësen”, ndërsa Tare nga ana tjetër tundi rrjetën sa për statistikë. Shifrat mund të ishin më të thella, por në fund Vila shpërdori një penallti për golin e dytë personal dhe takimi u mbyll vetëm 6-2.

dinamo tirana derbi i kryeqytetit abissnet superiore

Lini një Përgjigje