TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Gusht 2025, 16:25

Dorëzohet pak minuta pas startit të finales dhe i jep suksesin Alkaraz, Janik Siner nuk mban dot lotët (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dorëzohet pak minuta pas startit të finales dhe i jep suksesin

Finalja e turneut të Sinsinatit në tenis, i cili shpesh shërben si antipastë për “US Open”, është mbyllur shumë më shpejt se sa mendohej. Karlos Alkaraz është shpallur fitues pasi rivali i tij i madh, Janik Siner, është tërhequr pak minuta pas fillimit të ndeshjes.

Alkaraz e nisi ndeshjen me vrull dhe po dominonte me lehtësi në setin e parë, duke shkuar në 5-0. Në atë moment, Siner u ul në stol dhe u rrethua nga stafi mjekësor. Aty tenisti italian nuk mbajti dot lotët, teksa u dorëzua dhe deklaroi tërheqjen nga finalja.

Shkak është bërë gjendja shëndetësore e tij, pasi raportohet se ka qenë me temperaturë gjatë gjithë ditës së fundit dhe e kishte të pamundur të mbante ritmin që duhej në një finale të tillë. Edhe vetë Alkaraz shkoi ta ngushëllonte rivalin e tij, me të cilin padyshim e presin beteja të panumërta në vitet në vijim.

janik siner us open karlos alkaraz

Lini një Përgjigje