TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Tetor 2025, 15:25

Duka zgjidhet në postin e rëndësishëm të FIFA-s, regon pasi shtrëngoi duart me Infantinon: Arritje e rëndësishme për futbollin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Duka zgjidhet në postin e rëndësishëm të FIFA-s, regon

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është zgjedhur anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s (Member Associations Committee) për një mandat katërvjeçar.

Pasi shtrëngoi duart me presidentin e FIFA-s, Infantino, Duka ka reaguar përmes rrjeteve sociale.

Jam i nderuar dhe thellësisht mirënjohës për besimin që më është dhënë, duke u zgjedhur anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s për katër vitet e ardhshme.

Ky nuk është vetëm një vlerësim personal, por mbi të gjitha një arritje e rëndësishme për futbollin shqiptar dhe për rrugëtimin tone të përbashkët”, shkruan Duka në rrjetet sociale.

Ky komitet ka për qëllim të mbështesë federatat anëtare në zhvillimin e tyre institucional dhe teknik, si dhe në zbatimin e politikave të qeverisjes së futbollit.

Zgjedhja e Presidentit Duka në këtë strukturë përbën një vlerësim të rëndësishëm për futbollin shqiptar dhe për kontributin e tij shumëvjeçar në arenën ndërkombëtare, ku ai prej vitesh është gjithashtu Zv.President i UEFA-s, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA dhe Kryetar i Komitetit të Medias në UEFA.

 

armand duka presidenti i fshf

Lini një Përgjigje