TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Tetor 2025, 21:24

Po përjeton sezon ëndrrash, sulmuesi shqiptar injorohet nga Silvinjo dhe zgjidhet në formacionin e javës

Shkruar nga Pamfleti

Po përjeton sezon ëndrrash, sulmuesi shqiptar injorohet nga Silvinjo

Ish-sulmuesi i Elbasanit, Amarildo Gjoni po përjeton një sezon “ëndrrash” te Sherifi i Tiraspolit, duke u kthyer në pikë referimi të fazës ofensive.

Gjoni kontribuoi me gol në javën e 15 të Superligës moldave kundër Politehnika UTM, teksa Sherifi triumfoi me rezultatin 2-1. Finalizimi në fjalë dhe paraqitja e mirë në takimin e mësipërm ka bërë që 26-vjeçari të zgjidhet në formacionin më të mirë të javës së 15 në elitën e futbollit në Moldavi.

Gjoni ka bërë 10 prezenca në kampionat me ekipin nga Tiraspoli, e përkthyer me 6 gola dhe 1 asist. Pavarësisht formës pozitive, Gjoni nuk është marrë në konsideratë nga trajneri Silvinjo te Kombëtarja. 

Po përjeton sezon ëndrrash, sulmuesi shqiptar injorohet nga Silvinjo

amarildo gjoni ish-futbollisti i elbasanit

Lini një Përgjigje